Deputeti i zgjedhur i VV-së kërkon këtë gjë sot nga LDK-ja, zbulon emrin se kujt i konvenon vonesa

Aktuale

Deputeti i zgjedhur i VV-së kërkon këtë gjë sot nga LDK-ja, zbulon emrin se kujt i konvenon vonesa

Nga: N.H Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 10:10
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pret nga partia e Isa Mustafës që të jetë më fleksibile.

“Po shpresoj se sot LDK-ja do të jetë fleksibile, që të ecim përpara duke e formuar qeverinë e re në krye me Albin Kurtin”, shkruan mes tjerash Bajqinovci.

Tutje, në shkrimin e tij ai shprehet se krejt kjo vonesë i konvenon vetëm Hashim Thaçit dhe shokëve të tij, kapësve të shtetit.

Image
Mefail Bajqinovci

“Ndryshe, krejt kjo vonesë i konvenon vetëm Hashim Thaçit dhe shokëve të tij kapësve të shtetit”, ka shkruar deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat