Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së - Ja çfarë u vendos

Aktuale

Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së - Ja çfarë u vendos

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 11:27
LDK

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është duke bërë barrikada në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e koalicionit qeverisëse, derisa gjithë anëtarët e kryesisë janë unik dhe të bashkuar për arritjen e një marrëveshje të tillë me partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kështu u tha pas mbledhjes afër tri orëshe të kryesisë së LDK-së. Zëdhënësi Besian Mustafa para gazetarëve tha se për të arritur këtë marrëveshje të dy palët duhet të bëjnë kompromise, teksa nuk konfirmoi se sot të përmbyllet koalicioni me VV-në.

Krahas saj, Mustafa i mohoi gjitha raportimet për përçarje mes nënkryetarëve Vjosa Osmani-Agim Veliu, ku tha se ata janë unik në qëndrime.

Mustafa: Ne jemi unik në qëndrimet tona, nuk jemi duke bërë barrikada

“Ne jemi unik të bashkuar në qëndrimet tona. Kemi përafrime substanciale me VV-në. Takimet do të vazhdojnë, negociatat do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes...nuk kemi barrikada jemi duke diskutuar dhe negociuar për mirëbesim dhe mirëkuptim që së bashku të arrijmë tek një marrëveshje bashkëqeverisëse”, tha ai.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, nuk konfirmoi se marrëveshja do të arrihet sot.

Mustafa: Kjo mbetet të shihet në takimin e radhës

“Kjo mbetet të shihet në takimet e radhës. E thash edhe një herë vullneti i LKD-së për bashkëqeverise”, tha ai.

I pyetur nëse LDK insiston në postin  e presidentit, Mustafa tha se gjitha palët duhet të bëjnë kompromise.

Mustafa: Gjitha palët duhet të bëjnë kompromise

“Pjesa e marrëveshjes dhe negociatave është që gjitha palët të bëjnë kompromise. Pra diskutimet do të vazhdojnë në tavolinën e negociatave mes partive tona”, tha ai.

Sot rreth orës 16:00 pritët të jetë takimi i radhës me dy liderëve Kurti-Mustafa në tentim të arritjes së marrëveshjes për koalicionin qeverisës.

***

Ka përfunduar takimi i kryesisë së LDK-së, ku u diskutua për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa në një prononcim për media tha kemi përafrime substanciale me VV dhe do të vazhdojmë negociatat për arritjen e një marrëveshje.

“Kemi përafrime substanciale me VV. Do te vazhdoj takimet dhe negociatat me qëllimit që të kemi një marrëveshje me LVV”, tha Mustafa.

Tutje, Mustafa shtoi se nuk kemi asnjë barrikandim sepse vullneti i LDK-së është që të arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen.

“Nuk kemi barrikadime jeni duke biseduar  e negociuar për të ndërtuar mirëbesim dhe mirëkuptim që së bashku të arrijmë një marrëveshje që të kemi propozime të përbashkët në çdo drejtim. Vullneti i LDK është që të kemi një marrëveshje për bashkëqeverisje me LVV”, ka shtuar Mustafa.

Lutfi Haziri jep lajmin e shumëpritur, tregon nëse sot arrihet marrëveshje e madhe për ndryshim – ja kush e propozon presidentin

Negociatat ndërmjet LVV e LDK për bashkëqeverisje, pritet të përfundojnë sot, me një marrëveshje të madhe për ndarjen e tri posteve kryesore si dhe resorëve qeveritarë.

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së i ka thënë medias se sot është dita kryesore e arritjes eventuale të marrëveshjes.

Haziri e ka quajtur këtë “marrëveshje e madhe për ndryshim”.

Qeveria me 12 ministri, sipas kësaj marrëveshje, do të ndahet në mënyrë të barabartë, ndërsa kryeministrin e jep LVV, ka thënë Haziri.

Për Kuvend dhe Presidencë, kandidati do të jetë i përbashkët, por i propozuar nga LDK_ja. Pra, kjo nënkupton se kryeparlamentari dhe presidenti i mbeten LDK-së.

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Image

Në selinë e LDK-së në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, kanë arritur nënkryetarët Vjosa Osmani, Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Poashtu në mbledhje janë edhe anëtarët e kryesisë Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arban Abrashi si dhe Gazmend.

Në këtë mbledhje mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat