Merovci: Ky bashkëpunëtor i Rugovës, ishte “bullduzheri i LDK-së”

Aktuale

Merovci: Ky bashkëpunëtor i Rugovës, ishte “bullduzheri i LDK-së”

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 11:41
Ibrahim Rugova dhe Anton Kolaj

Bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka publikuar disa fotografi të LDK-së, të viteve 90-ta.

Merovci në shkrimin e tij ka folur për Anton Kolaj, i cili, sipas tij, ishte “bullduzheri i LDK-së”.

Merovci thotë se Kolaj është njëri prej meritorëve në forcimin dhe realizimin e LDK-së.

“Ai në të gjitha proceset zgjedhore brenda LDK-së mori vota të merituara për të qenë nënkryetar i LDK-së dhe bashkëpunëtor i afërt dhe shumë i dashur i Dijetarit RUGOVA”, ka shkruar Merovci.

Ky është postimi i plotë:

Veç fakte!

Kujtesë institucionale!

Ndër njerëzit më meritor në fillimvitet e ’90-ta të shekullit të kaluar në forcimin dhe realizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës pa mëdyshje se ishte edhe z. Anton Gj Kolaj. Ai në të gjitha proceset zgjedhore brenda LDK-së mori vota të merituara për të qenë nënkryetar i LDK-së dhe bashkëpunëtor i afërt dhe shumë i dashur i Dijetarit RUGOVA. Antoni ishte kryesisht i angazhuar në organizimin, komunikimin dhe aktivitetet e ndryshme të LDK-së, brenda dhe jashtë Kosovës. Në qeverinë në ekzil për një kohë ishte Ministër i Mbrojtjes. Thënë shkurt, Antoni ishte aty ku e kërkonte nevoja dhe për këtë jo rastësisht e thërrisnim “Bullduzheri i LDK-së”!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat