Haziri: Sot arrihet marrëveshje e madhe për ndryshim, qeveria ndahet 50 – 50

Aktuale

Haziri: Sot arrihet marrëveshje e madhe për ndryshim, qeveria ndahet 50 – 50

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:18
Lutfi Haziri

Negociatat ndërmjet LVV e LDK për bashkëqeverisje, pritet të përfundojnë sot, me një marrëveshje të madhe për ndarjen e tri posteve kryesore si dhe resorëve qeveritarë.

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së i ka thënë mediafokus se sot është dita kryesore e arritjes eventuale të marrëveshjes.

Haziri e ka quajtur këtë “marrëveshje e madhe për ndryshim”.

“Qeveria me 12 ministri, sipas kësaj marrëveshje, do të ndahet në mënyrë të barabartë, ndërsa kryeministrin e jep LVV”, ka thënë Haziri.

Për Kuvend dhe Presidencë, kandidati do të jetë i përbashkët, por i propozuar nga LDK_ja. Pra, kjo nënkupton se kryeparlamentari dhe presidenti i mbeten LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat