Rexhep Selimi: Jetën ia kam borxh Gani Gecit nëse thotë Hashim Thaçi nuk e kam shkrua Komunikatën nr. 59

Aktuale

Rexhep Selimi: Jetën ia kam borxh Gani Gecit nëse thotë Hashim Thaçi nuk e kam shkrua Komunikatën nr. 59

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 15:09
Rexhep Selimi, Gani Geci dhe Hashim Thaçi

Ish-komandanti UÇK-së Rexhep Selimi, njëherësh ish-ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Përkohshme të Hashim Thaçit, në një emision televiziv, kur kishte folur për Komunikatën numër 59 e shkruar nga Shtabi i Përgjithshëm kundër Gani Gecit, ka thënë se ishte pikërisht Hashim Thaçi personi që e ka shkruar atë Komunikatë.

“Komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Hashim Thaçi është hartues dhe e ka shkruar këtë komunikatë. Kaq mund te them sonte” ka thënë Selimi.

Por, një detaj i cili ishte ikur nga ai debat është shumë interesant.

Rexhep Selimi ju thotë debatuesve pse nuk e keni pyetur direkt Hashim Thaçin për këto komunikata.

Selimi ka thënë se, nëse Hashim Thaçi thotë që nuk e ka shkruar Komunikatën numër 59, jetën ia ka borxh Gani Gecit.

“Nëse thotë se Hashim Thaçi që unë nuk kam shkruar komunikata, jam kam borxh jetën Gani Gecit... një emision veç për atë punë”, thotë Selimi në minutën 59 e 50 sekonda, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në këtë emision Selimi tutje thotë se nuk mbanë përgjegjësi për asnjë Komunikatë që është shkruar dhe hartuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Tutje Selimi për komunikatën numër 59, ka thënë se u dashtë me heshtë Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat