Vjen lajmi i mirë: Mospajtimi për Presidentin mund të tejkalohet

Aktuale

Vjen lajmi i mirë: Mospajtimi për Presidentin mund të tejkalohet

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 18:04
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Faton Abdullahu ka thënë se marrëveshja midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i përket Presidentit mund të tejkalohet, pavarësisht problemit që po shkaktohet për rezervimin e këtij posti nga dy të dyja subjektet.

Në një prononcim, Abdullahu tha se ndonëse është një praktikë problematike, kjo marrëveshje për presidentin mund të arrihet, sepse sipas tij do të gjendet kurajo e mjaftueshme për të formuar Qeverinë, pasi që kjo është një përgjegjësi morale, politike dhe shtet-ndërtuese që duhet të jetë interes mbi çfarëdo interesi tjetër partiak, sepse qytetarët për këtë kanë votuar.

‘Marrëveshja për presidentin mund të tejkalohet, pavarësisht grykësisë për ta rezervuar atë vend në mënyrë të pavend, në tavolinën e dy subjekteve me një praktikë të vjetër dhe të dëshmuar si problematike. Unë dua të besoj se do të gjendet kurajo e mjaftueshme për ta bërë qeverinë, sepse për këtë kanë votuar qytetarët dhe kjo është përgjegjësi morale, politike dhe shtetndërtuese e cila duhet të jetë interes mbi çfarëdo interesi partiak, klanor apo përpjekje për të pasur ministri më të forta apo presidentin, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu tutje ka shtuar se nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, pritet të ketë akuza nga të dyja partitë që do t’i bënë njëra tjetrës për dështimet, duke i dhënë mundësi subjekteve tjera.

‘Nëse kjo nuk ndodhë do të jenë shumë interesante për t’i dëgjuar më pas akuzat që këto dy subjekte do t’i bëjnë njëra tjetrës për dështimet. Ato krejt bashkë do të qojnë ujë në mullirin e subjekteve tjera’, ka përfunduar ai.

Pas orës 16:00 ka filluar takimi midis këtyre dy partive fituese të zgjedhjeve të përgjithshme më 6 tetor, të cilat nuk po arrijnë marrëveshje për koalicion qeverisës, pasi siç thuhet nga zyrtarë të tyre, posti i Presidentit po shkakton problemin më të madh sa i përket kësaj barrikade që po e ndalon marrëveshjen për koalicionin VV-LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat