Zhvillimet më të fundit brenda takimit Kurti – Mustafa

Aktuale

Zhvillimet më të fundit brenda takimit Kurti – Mustafa

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 18:12
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Burime brenda LDK-së kanë thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në është “larg”.

“Jemi larg [arritjes së marrëveshjes]. S’ka ndonjë përafrim aktualisht”, ka thënë ky burim, i afërt me procesin negociator.

Pak pas orës 16:00, një takim i ri mes liderëve të VV-së e LDK-së, Kurti e Mustafa, ka filluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, burimi shprehet skeptik se ky takim do të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv, duke mos treguar se ku qëndrojnë ndasitë mes tyre, ndonëse çështja e postit të Presidentit dihet tash e sa kohë që është ajo që ka prolonguar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat