Ish-këshilltari i presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-ambasadori i Kosovës në Angli, Muhamet Hamiti duke komentuar zhvillimet politike në vend, ka thënë se “jemi rast sui generis”
“Këshillat e propozimet pakërkuara - rasti ynë sui generis”, nis postimin e tij në facebook Hamiti.
“Këshilla të pakërkuara ke plot këto ditë: pëlqime e propozime për president, ministër të jashtëm, formulë për koalicionin qeverisës, e të ngjashme. Të gjitha këto dëshira personale e servilizma që përkthehen në propozime, të cilat mëtohet të kthehen në zgjedhje e zgjidhje me karakter kombëtar. Kjo ndodh në Kosovë”, shkruan ai.
Hamiti thotë se “gjetiu këshillat e pakërkuara (unsolicited advice) e propozimet e sojit çka ma ka ënda (wishful thinking) nuk çmohen. Bile përbuzen”.
“Natyrisht! Rast sui generis jemi ne. Rrofshin propozuesit, servilët kombëtarë!”, përfundon ai.