Deputeti i VV-së i drejtohet LDK-së: Binduni që Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet

Aktuale

Deputeti i VV-së i drejtohet LDK-së: Binduni që Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 21:10
Arbër Rexhaj

Deputeti i rizgjedhur i Lëvizje Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ia ka përkujtuar LDK-së që ata nuk i kanë fituar zgjedhjet dhe se kanë dalë në vendin e dytë.

Rexhaj thekson se ata duhet të binden se VV-ja i ka fituar zgjedhjet.

Ai ka bërë thirrje që LDK-ja duhet të reflektojë përballë votuesve të saj dhe se vullneti i qytetarëve nuk duhet të tjetërsohet.

Postimi i plotë:

LDK-ja ka dalë e dyta. Ajo nuk po sillet si e tillë. Binduni që VV-ja i ka fituar zgjedhjet!
Në këto zgjedhje qytetarët kanë votuar për kryeministrin e vendit dhe jo për presidentin.
Mbi bazën e kësaj, LDK-ja duhet të reflektoj përballë votuesve të saj, duke mos u barrikaduar në pozicione të pakapërcyeshme.
Neve na duhet që vullnetin e qytetarëve të mos e tjetërsojmë, por atë vullnet e besim ta mbrojmë e institucionalizojmë me çdo kusht.
Na duhet një qeveri pa kushte, barikadime, dhe kjo arrihet falë besimit të ndërsjelltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat