A do të takohen edhe sot LDK-ja dhe VV-ja?

Aktuale

A do të takohen edhe sot LDK-ja dhe VV-ja?

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 09:38
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

(E plotësuar) - Telenovela e takimeve mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të pushoj sot.

Pas dy takimeve radhazi, LDK dhe LVV nuk do të takohen edhe sot. Këtë e ka konfirmuar për mediat vendore zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë, dy partitë nuk kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar një koalicion.

Edhe sot takohen LVV dhe LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojnë sot takimin e tyre të radhës.

Kjo në përpjekje për të arritur marrëveshje koalicioni për të ndërtuar Qeverinë e re.

Takimin e sotëm e konfirmoi një ditë më parë Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca në adresimin e tij për media.

Ai theksoi se takimi do të vazhdojë nga aty ku e lanë të shtunën mbrëma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat