Trondit Fetah Rudi, tregon se kush bëri atentat ndaj tij dhe ku janë ata

Aktuale

Trondit Fetah Rudi, tregon se kush bëri atentat ndaj tij dhe ku janë ata

Nga: V.R Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 10:13
Fetah Rudi

Deputeti i sapozgjedhur i LDK-së, Fetah Rudi, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore mbas datës 15 dhjetor të vitit 2000. Kjo ishte dita kur siç shprehët ai, kriminelët shqiptar të udhëhequr nga shefat e tyre, bën atentat ndaj tij duke u munduar që t’ia ndalin fjalën dhe punën për shtetndërtimin e Kosovës.

Megjitatë, Fetah Rudi, në një postim në Facebook, theksoi se nuk do të ndalet asnjëherë deri sa të dalin para drejtësisë e të jenë në burg e jo në institucione të Kosovës.

Postimi plotë:

Sot behen 19 vite qe mbeta ne karroce, kur me 15 dhjetor 2000 ne ora 14:35 minuta, te ura e Bytyqeve kriminelet shqiptar te udheruar nga shefat e tyre, ben atentat ndaj meje duke u munduar qe te ma ndalin fjalen e lire dhe punen per shtetndertimin e Kosoves, te udhehequr nga Presidenti, Ibrahim Rugova.

Qe nga ajo dite, une jam ne karroc, ku per keto 19 vite kam kaluar neper shume sfida te renda, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur perpara.

Qe te jem i forte dhe i pathyshem ne keto vite jo edhe te lehta, me ndihmuan familja qe vazhdimisht i kisha afer gjithmone. Per te vazhduar dhe te jem i lumtur, me ben femijet e mi me sukseset dhe punen e tyre.

Poashtu, kete vullnet dhe energji per te mos u ndalur, ma japin edhe shume miq te mi, e qe asnjehere nuk me harruan, por me ndihmuan dhe me mbeshteten ne menyra te ndryshme, si ketu ne Kosove, ashtu edhe mergimtaret tane.

Rruga ime nuk u ndal asnjehere, e une nuk do te ndalem as tash per asnje minute, deri sa kriminelet qe ben atentatin ndaj meje, por edhe qe i vrane edhe shume bashkeveprimtare e kolege te mij, t’i shohim aty ku e kane vendin, ne burg e jo ne institucionet e shtetit. Faleminderit nga te gjithe per mbeshtetjen e vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat