Ja pse të korruptuarit duhet t`ia kenë “frikën” anëtarit më të ri të VV-së

Aktuale

Ja pse të korruptuarit duhet t`ia kenë “frikën” anëtarit më të ri të VV-së

Nga: A.M. Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 11:31
Kastriot Jonuzi, Albin Kurti

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka njoftuar se Kastriot Jonuzi u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas një postimi në Facebook, të Kurtit, Jonuzi jeton në Angli dhe “punon si menaxher i sektorit të AML (kundër pastrimit të parave) dhe pajtueshmërisë në Community Loans of America (Loans 2 Go) që nga viti 2016”.

Postimi i plotë:

Ka qenë vetëm dy vjeç kur ka shkuar në Angli me prindërit e tij. Sot dëshiron të kthehet në Kosovë që të punojë në vendlindje. Kastriot Jonuzi u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai është jurist i diplomuar në Universitetin Surrey në Angli, dhe ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare në fushën e Qeverisjes, Rrezikut dhe Pajtueshmërisë në International Compliance Association. Kastrioti punon si menaxher i sektorit të AML (kundër pastrimit të parave) dhe pajtueshmërisë në Community Loans of America (Loans 2 Go) që nga viti 2016.

Me profesionistë të kësaj fushe, do ta kemi më të lehtë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Lëvizja jonë është adresa e njerëzve vullnetmirë që duan të kontribuojnë me dijen dhe shkathtësitë e tyre për jetën dhe mirëqenien e të gjithëve. Kthimi i trurit do të jetë prioritet i qeverisë sonë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat