Përurohet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në Hamburg

Aktuale

Përurohet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në Hamburg

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:07
Begjet Pacolli

Zëvendës kryeministri në detyrë, Begjet Pacolli bëri të ditur se në Hamburg, është përuruar Konsullatata e Përgjithshme të Kosovës.

“Jam i lumtur që në Hamburg mbrëmë kemi përuruar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës me qëllim forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe efektive konsullore për diasporën tonë që jeton në zonën përreth Hamburgut dhe Gjermanisë veriore dhe të promovojmë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që në Hamburg mbrëmë kemi përuruar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës me qëllim forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe efektive konsullore për diasporën tonë që jeton në zonën përreth Hamburgut dhe Gjermanisë veriore dhe të promovojmë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare.
Kjo është për pak ditë Konsullata e Përgjithshme e dytë pas Dusseldorfit që hapim në Gjermani si pjesë e zgjerimir të rrjetit diplomatik dhe konsullor të Kosovës në Gjermani që te jemi më afër diasporës sonë.
Tani Kosova përfaqësohet përmes Ambasadës së saj në Berlin dhe Konsullatave të Përgjithshme në Hamburg, Dusseldorf, Stuttgart, Munchen dhe Frankfurt në të gjitha cepat e Gjermanisë dhe me afër qytetarëve tanë që jetojnë në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat