Prokuroria Themelore propozon paraburgimin për Xhabir Zharkun

Aktuale

Prokuroria Themelore propozon paraburgimin për Xhabir Zharkun

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 13:13
Xhabir Zharku

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi , i cili gjendet në ndalim që nga data 14 Dhjetor 2019.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Xh.Zh., me datë 23 tetor 2008 në Kaçanik dhe më 10 Shkurt 2010, si person zyrtar- Kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare, me të cilën do të kryente veprën penale ˝Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit˝ nga neni 339 parargafi 1 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat