Reagon Vetëvendosja pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga PSD-ja

Aktuale

Reagon Vetëvendosja pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga PSD-ja

Nga: D.RR Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 15:21
Shpend Ahmeti

Sot, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, pas dështimit në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në vend të Ahmetit, kryetar i PSD do të jetë Dardan Molliqaj.

E lidhur me dorëheqjen e Ahmetit, kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Është Egzon Azemi, zyrtari i VV-së dhe këshilltar komunal në komunën e Prishtinës, i cili ka reaguar duke thënë se Ahmeti duhet të jap dorëheqje edhe nga kryetari i Prishtinës.

Sipas tij, Ahmeti po përfiton materialisht nga ky post në komunën e kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Dorëheqjën nga partia e paraqet si akt moral, për shkak të humbjes në zgjedhje.

E aty ku është përgjegjës, para qytetarëve si kryetar i Komunës, nuk ndjen obligim të mbaj përgjegjësi, edhe pse harroi shumë premtime, edhe pse rifilluan ndërtimet paleje, edhe pse ka kontrollë në të gjitha Ndërmarrjet por po dështon.

Pse nuk jep dorëheqje Shpendi?

Sepse po përfiton materialisht, sepse ende ska dhënë "dorëheqje" nga bashkëpunimi me Dardan Sejdiun i cili gjithashtu ka dhënë dorëheqje nga partia. Këta njërëz janë dorëhequr nga partia, por jo nga pushteti i vjedhur. Atë e duan deri në fund, sepse e dijnë fundin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat