Vjen reagimi edhe nga partia e Kadri Veselit pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, kanë disa fjalë për PSD-në

Aktuale

Vjen reagimi edhe nga partia e Kadri Veselit pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, kanë disa fjalë për PSD-në

Nga: N.H Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:06
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë dhe nga të gjitha strukturat e saj.

Ahmeti e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Ndërsa, lidhur me këtë ka reaguar edhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj.

Ai përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në PSD tashmë kanë mbetur vetëm disa me megafon e mollotova të shndërruar ne engjëj të socialdemokracisë.

“Kjo partiçka edhe me e pa lanë krejt kush se kish vërejt. Shpendi shkoj, pra FER- i, ashtu siç ishte trup i huaj në VV, po ashtu këta që po e vazhdojnë janë trup i huaj në këtë fare PSD, tash aty veç këta me megafon e mollotova kanë mbet, normalisht, me petkun e ri, të shndërruar në engjëj të socialdemokracisë”, ka shkruar Gecaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë se, Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot zgjedhjet brenda partisë ku është votuar për kryetarin dhe Këshillin e ri Drejtues. Dardan Molliqaj është zgjedhur Kryetar i Partisë Socialdemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat