Pacolli publikon një foto ku thotë se këtu punoi punë të rënda fizike para 46 viteve për t’i financuar studimet e tij

Aktuale

Pacolli publikon një foto ku thotë se këtu punoi punë të rënda fizike para 46 viteve për t’i financuar studimet e tij

Nga: D.RR Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:26
Behgjet Pacolli

Ministri në detyrë i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook ka ngjallur nostalgji për veten e tij, teksa ka treguar se ka inauguruar Konsullatën gjenerale të Kosovës në Hamburg.

Siç shkruan Pacolli, ai vet në atë vend kishte punuar punë të rënda fizike para 46 viteve, për t’i financuar studimet e veta.

Postimi i plotë.

Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi!
Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike(trajtimin e anijeve te mallrave) për të financuar studimet e mija.
Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugoslavisë por qytetar i Republikës së Kosovës.
Mbrëmë këtu inagurova Konzullaten gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat