Cakolli ironizon Ahmetin edhe Sejdiun: Po ta udhëhiqnin Kosovën në kohën e luftës pas një beteje të humbur do të ishin dorëzuar

Aktuale

Cakolli ironizon Ahmetin edhe Sejdiun: Po ta udhëhiqnin Kosovën në kohën e luftës pas një beteje të humbur do të ishin dorëzuar

Nga: A.M. Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:45
Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu

Sekretari i Përgjithshëm i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka ironizuar dorëheqjet nga Partia Socialdemokrate.

Ai në postimin në Facebook, ka shkruar se nëse Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu do ta udhëheqin vendin në kohën e luftës,  pas një beteje të humbur do të ishin dorëzuar.

Postimi i plotë:

E po burrnia se ka kështu. Paramendoni me na pas udhëheqë këta në kohë lufte, pas një beteje të humbur këta ishin dorëzuar ?. Skena politike bën edhe pa këta dy, edhe ashtu nuk mbahen mend për ndonjë gjë pozitive në komunën e Prishtinës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat