Një nga figurat kryesore të PSD-së refuzoi ta marr postin e kryetarit të partisë

Aktuale

Një nga figurat kryesore të PSD-së refuzoi ta marr postin e kryetarit të partisë

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 18:08
PSD

Pasi Shpend Ahmeti dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, Dardan Molliqaj është zgjedhur sot lider i ri i PSD-së me 83.7% të votave të 227 delegatëve.

Përveç Molliqajt, për kryetar të PSD-së ishin propozuar edhe 4 zyrtarë tjerë. Sinjali mëson nga burime brenda kuvendit të PSD-së se një nga figurat kryesore të kësaj partie, ka refuzuar ta marr drejtimin e partisë. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymerin.

Kandidimin për t’u rizgjedhur në krye të PSD-së e refuzoi edhe Shpend Ahmeti, i cili tha se po dorëhiqet nga pozitat udhëheqëse në parti për shkak të angazhimit në komunë dhe dështimin në zgjedhje. Kësisoj, nga 5 persona të propozuar për të parin e PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbetur i vetëm në garë, për t’u zgjedhur pastaj në krye të partisë.

Edhe një figurë tjetër e rëndësishme e PSD-së, Dardan Sejdiu, ka vendosur që të mos angazhohet më në asnjë pozitë drejtuese brenda partisë. Së bashku me Ahmetin, ata do të mbeten anëtarë të thjeshtë.

Zgjedhjet e brendshme të PSD-së vijnë të përshpejtuara me kërkesë të kryetarit të deritashëm, Shpend Ahmetit, i cili sot ka dhënë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat