Vetëvendosje ia përkujton LDK-së: Nuk jeni ju të sotmit si presidenti Ibrahim Rugova

Aktuale

Vetëvendosje ia përkujton LDK-së: Nuk jeni ju të sotmit si presidenti Ibrahim Rugova

Nga: D.RR Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 20:05
Vetëvendosje

Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një postim në Facebook ia ka përkujtuar LDK-së së tashme se presidentin dhe kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, i cili dilte i pari në zgjedhje.

Ai ka thënë se Isa Mustafa i ka humbur zgjedhjet dhe po kërkon çka nuk i takon.

Postimi i plotë:

Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat