Vasfije Krasniqi do të botoj libër për luftën dhe krimet që kanë ndodh në Kosovë

Aktuale

Vasfije Krasniqi do të botoj libër për luftën dhe krimet që kanë ndodh në Kosovë

Nga: A.J Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 09:24
Vasfije Krasniqi

Vasfije Krasniqi-Goodman, jo shumë kohë më parë, e ka thyer heshtjen duke treguar rrëfimin e saj tronditës për dhunën seksuale që përjetoi gjatë luftës në Kosovë, 20 vjet më parë. Ajo, mes emocionesh të forta, kishte rrëfyer ngjarjen e rëndë që ajo e përjetoi si 16 vjeçare.

Sot Vasfije si një heroinë nga Kosova ka menduar që edhe të shkruaj një libër sa i përket luftës dhe krimeve që janë bërë në Kosovë dhe atë në bashkëpunim më vëllain e saj i cili gjatë gjithë kohës e ka përkrahur.

“Për sa I përket shkrimit të ndonjë libri apo biografie, me duhet të them se ne jemi duke e biseduar bashkë me vëllain mundësin e botimit të një libri, sepse, vëllai im gjatë kohës së luftës ka mbajtur shënime, por edhe pas luftës që nga koha kur kemi filluar të kërkojmë drejtësi, dhe sigurisht se do të shkruajmë ndoshta dy tri, apo edhe më shumë, kjo m”varet se sa do tia arrijmë qëllimeve tona, sepse unë bashkë me vëllain tashmë jemi duke punuar në shumë drejtime që kanë të bëjnë me dhunimet, por edhe krimet në përgjithësi” në një intervistë për “Bota Sot” Vasfije Krasniqi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat