Flasin nga LDK-ja, tregojnë për takimin e radhës mes Kurtit e Mustafes

Aktuale

Flasin nga LDK-ja, tregojnë për takimin e radhës mes Kurtit e Mustafes

Nga: A.J Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 11:42
Albin Kurti e Isa Mustafa

Një takim i mundur ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafes nuk dihet nëse mund të ndodh sot apo jo. Zyrtarë nga dy partitë nuk kanë mohuar e as pohuar për takim e radhez në mes krerëve të dy partive që pritet edhe të arrin marrëveshjen përfundimtare për bashkëqeverisje.

Gazeta ka kontaktuar Arberi Nagafcin nga Vetëvendosja e Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe asnjeri nuk janë përgjigjur.

E zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë për “Bota Sot” se deri tash nuk është caktuar ndonjë takim.

“Deri ne këto momente, nuk është caktuar një takim. Në ndërkohë nëse caktohet, ju njoftoj” ka thenë Mustafa.

Ndryshe Takimet e fundit në mes të dy liderëve, në fakt nuk patën asnjë progres sa i përket kësaj marrëveshje.

LDK e VV i kanë kryer diskutimet për çështjen e ministrive, e pozitave tjera, derisa, merret vesh që në takimet që ndodhën pasi Mustafa vuri në tavolinë të diskutimit pozitën e presidentit, kjo temë ka qenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat