Shala godet gazetarin, reagon Vela: Kështu kur Gjykata të dënon me gjobë për përdorim të armës

Aktuale

Shala godet gazetarin, reagon Vela: Kështu kur Gjykata të dënon me gjobë për përdorim të armës

Nga: G.B Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 22:05
Endrit Shala

Ministri në detyrë Endrit Shala ka sulmuar fizikisht një gazetar.

E pas kësaj, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, i cili ka thënë se kështu është kur Gjykata të dënon vetëm me gjobë për posedim të paautorizuar dhe përdorim të armës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka pyetur se a do ta dënojë gjykata përsëri me dënim me gjobë apo do të merr guximin ta dënojë sipas ligjit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kur Gjykata te denon me gjobe per posedim te paautorizuar dhe perdorim te armes, atehere merr zemer sulmon edhe gazetar ne prani te policise. A do ta denoj gjykata perseri me denim me gjobe apo me ne fund do te merr guximin qe ta denoj sipas ligjit personat ne pushtet? #ProntoShteti #PolitikanRecidivist

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat