Gashi i LDK-së: VV ‘de facto’ i merr 7 ministri

Aktuale

Gashi i LDK-së: VV ‘de facto’ i merr 7 ministri

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 23:37
Arben Gashi

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se formula për ndarjen e ministrive në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë që drejton Isa Mustafa është propozuar nga Albin Kurti.

“LDK-së i ka rënë shorti të zgjedh e para”, është shprehur ai, duke theksuar se nuk e kanë pasur mundësinë që ta zgjedhin Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Kurse LVV ‘de facto’ i ka shtatë ministri sepse do të negociojë me komunitetet se cilën ministri t’ua japë. Është në dorën e LVV-së se cilën ministri do t’ua jap komuniteteve. MKRS është ndër ministritë më të rëndësishme”.

Ai në Zona B ka pohuar se Kosova mund të bëhet me Qeveri të re para 31 dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat