Pyetja direkte për LDK-në: Pse Anton Qunin nuk e propozoni për president?

Aktuale

Pyetja direkte për LDK-në: Pse Anton Qunin nuk e propozoni për president?

Nga: N.Sh. Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 11:15
Anton Quni

Pas debatit të krijuar kohën e fundit për postin e presidentit të Kosovës, dhe mos arritjes së një koalicioni qeverisës në mes të partisë fituese të zgjedhjeve LVV-së dhe LDK-së, publicisti Dardan Islami ka shtuar një pyetje për LDK-në.

Islami përmes një postimi në facebook, thotë se Anton Quni ishte dhe mbeti figura unifikuese, si në luftë ashtu edhe në paqe.

Sipas Islamit, Quni është nejri me orientime të qarta dhe të shëndosha.

Islami pyet LDK-së se pse nuk po e propozon Antonin për postin e presidentit, që sipas tij, as VV-ja nuk do ta kundërshtonte.

“Anton Quni ishte dhe mbeti figure unifikuese, si ne lufte ashtu edhe ne paqe, njeri me orientime te qarta dhe te shendosha!

Pse LDK nuk e propozon per president Antonin? Dyshoj qe VV e kish kundershtu!”, shkruan Dardan Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat