Arban Abrashi flet për përplasjet me VV-në: Glauku na foli në mëyrë kërcënuese, po na sheh si rival

Aktuale

Arban Abrashi flet për përplasjet me VV-në: Glauku na foli në mëyrë kërcënuese, po na sheh si rival

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 20:50
Arban Abrashi dhe Glauk Konjufca

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Arban Abrashi, ka folur për mosmarrëveshjet me partnerin e mundshëm në koalicion, VV’në, duke thënë se nënkryetari i saj, Glauk Konjufca, ka bërë deklarata kërcënuese në televizion rreth këtyre, dhe se i sheh si rival.

Abrashi ka thënë se Konjufca nuk mund të flasë në atë mënyrë për partnerin në koalicion.

“Glauku ka pas një mënyrë kërcenuese, nuk e di çka ka mendu ai ose ata që i kanë thënë të flasin në atë mënyrë. Nuk mund të flitet me atë gjuhë në atë televizion për partnerin”, ka thënë Abrashi.

Tutje, ai ka shtuar se sjellje të tilla nga VV kanë qenë të vazhdueshme.

“Nuk është hera e parë që po sjellet në këtë mënyrë, nuk është shantazh por po na shohin si rival. Duhet me na pa si partner”, tha Abrashi.

Në fund, ai foli edhe rreth postit të Presidentit, duke thënë se këtë LDK e sheh si sfidë që duhet ta kalojë tani.

“Ne duhet të bisedojmë si partnerë, për secilën sfidë që na pret në 4 vitet e ardhshme. Këtu vjen edhe Presidenti, nuk po e kërkojmë ne si LDK, ideja është që Presidenti si çështje do të vijë pas një viti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat