Hekuran Murati ia përmend ‘kufirin’ LDK-së: Do t’i marrim 50 deputetë

Aktuale

Hekuran Murati ia përmend ‘kufirin’ LDK-së: Do t’i marrim 50 deputetë

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 21:13
Kurti dhe Murati

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i është drejtuar Lidhjes Demokratike, me fjalët se edhe pritja ka një kufi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murati ka shpalosur një sondazh, sipas të cilit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i merrte 50 deputetë.

Përkundër kësaj, Murati është shprehur se janë të gatshëm që ta ndajnë përgjysmë qeverinë me LDK-në.

Po të mbaheshin zgjedhjet këtë të dielë, Lëvizja Vetëvendosje! do t’i merrte rrafsh 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë fikall e vetme.

Megjithatë, për të mos humbur kohë me zgjedhje të reja, jemi të gatshëm të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë me LDK-në.

Por edhe pritja ka një kufi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat