“Shpërthen” Kimete Berisha ndaj Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt: Hajt se keni me pa ju te Albini!

Aktuale

“Shpërthen” Kimete Berisha ndaj Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt: Hajt se keni me pa ju te Albini!

Nga: N.Sh Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 15:49
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Publicitja Kimete Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Berisha, përmes një postimi e ka komentuar deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës i cili e quajti të paditur dhe gënjeshtar Haradinajn.

Për këtë Berisha thotë se edhe armiku nganjëherë e ka mirë, duke iu referuar Ramës.

E sa i përket Haradinajt, Berisha thotë se u fsheh pas taksës për të plaçkitur Kosovën.

Kjo për arsye se Haradinaj shpenzoi shumë para nga rezervat e shtetit të Republikës së Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Edi Rama: 'Haradinaj një i paditur, është një gënjeshtar'.

Eh, këtu e ka mirë.

(nganjëherë edhe armiku e ka mirë).

Ramush kapadaija i bëri rrush e kumbulla milionat e rezervave shtetërore, për salltanet dhe për hajni, për projekte inkognito dhe fantome.

Gati gjysmë milioni i ka marrë 'dikush' i Ramushit për me pastru Kosovën, jo po me ble fshesa ?. Bërllogu në rrugë, e fshesat n'xhepa t'qeverisë Haradinaj.

Hajnat.

Taksën ndaj Serbisë e kemi paguar Ne.

Mbas taksës u fsheh Haradinaj për ta plaçkitur Kosovën.

Kush shpenzon buxhetin e rezervave shtetërore pa asnjë arsye të zorit, e ka vendin në çuzë.

Ku është athu Lumezi, a e ka zbulu së paku kush ia ka vjedh atij telefonin.

Hajt se keni me pa ju te Albini. S'keni me gjet derën me dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat