Plani i Vuçiqit dhe Ramës për Rusinë, ja çfarë përfitojnë rusët

Aktuale

Plani i Vuçiqit dhe Ramës për Rusinë, ja çfarë përfitojnë rusët

Nga: D.RR Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 18:21
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Vizita dhe mikëpritja e Aleksandër Vuçiq në Shqipëri nga Edi Rama, ka marrë kritika të shumta në Kosovë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një postim në Facebook ka thënë se po tentohet të formohet boshti Rusi-Serbi-Shqipëri.

Sipas tij, qëllimi është që Rusia dhe Serbia, të kenë dalje në detin Adriatik, përmes Shqipërisë.

Islami shkruan se kjo do t’i mundësonte Rusisë dominim në Evropë.

Postimi i plotë:

A do të jetësohet boshti : Rusi- Serbi- Shqipēri, mbetet tē shihet në të ardhmen. A do ta lejonë Perendimi, daljen e Rusisë dhe Serbisë në detin Adriatikë. Kjo është ëndërr gjeopolitke dhe gjeostrategjike me mija vjetë e Pansllavistëve, kjo do të ja mundësonte Rusisë, dominim në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat