Deputetja e VV-së: Urime të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së

Aktuale

Deputetja e VV-së: Urime të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së

Nga: D.RR Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, në një postim në Facebook ju ka uruar të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së tre vjetorin e themelimit.

Ajo shpreson që koalicioni me këtë parti të arrihet shumë shpejt.

“Shpresoj se përfaqësuesit e LDK-së, një parti që e konsideron veten si institucionaliste, do t’i hapin udhë krijimit të institucioneve. Do të marrë përsipër përgjegjësitë që na dhanë qytetarët për të formuar qeverinë, në zgjedhjet parlamentare dhe në harmoni e respektim të Kushtetutës”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë:

Një ditë pas festes se shënimit të 3 dekadave të LDK-së.

Urime të gjithë anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së!

Në këto momente të rëndësishme për vendin, s’ka prioritet më të madh se themelimi i Qeverisë, se ndryshimi i mënyrës së qeverisjes të cilën e kemi parë që dy dekada tashmë, se jetësimi i vullnetit të qytetarëve, se ndalja me abuzimin që po vazhdon të bëjë me buxhet e vendime të dëmshme, qeveria e dorëhequr.

Shpresoj se përfaqësuesit e LDK-së, një parti që e konsideron veten si institucionaliste, do t’i hapin udhë krijimit të institucioneve. Do të marrë përsipër përgjegjësitë që na dhanë qytetarët për të formuar qeverinë, në zgjedhjet parlamentare dhe në harmoni e respektim të Kushtetutës.

Qeveria LV!-LDK do të ketë shumë punë para vetes, na është dhënë besimi e qytetarët presin të filloj sa më parë jetësimi i programit për të cilin jemi pajtuar tashmë bashkë.

Shpresoj shumë që të arrihet marrëveshja para konstituimit të Kuvendit. Pres që përfaqësuesit e LDK-së dhe deputetët që kanë marrë përgjegjësi nga qytetarët, të jenë aktivistë të vërtet politik, të tillë që pozitën e deputetit e shofin si përgjegjësi, si mundësi për të punuar për të mirën e përgjithshme dhe se me votim të qeverisë do të fillojnë punën në realizimin e përgjegjësive për besimin që kanë marrë.

Na nevoitet një qeveri e ndryshimit që bazohet në mirëbesim e bashkëpunim konstruktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat