“Nëse s’ka marrëveshje deri të enjten, ka veç betim të deputetëve, në zgjedhje të reja prapë koalicion me LDK-në”

Aktuale

“Nëse s’ka marrëveshje deri të enjten, ka veç betim të deputetëve, në zgjedhje të reja prapë koalicion me LDK-në”

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 22:23
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga zgjedhjet e fundit në vend. Pavarësisht kësaj, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur të lidhin koalicionin qeverisës.

Por sipas nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca 80% është mundësia që të arrihet ky koalicion.

Sipas tij, nëse nuk do të ketë marrëveshje deri në ora 15:00 me datën 26 dhjetor të ditës së enjte do të ketë vetëm betim të deputetëve.

“S’do të ketë konstituim për të tjerat procedura mendoj se do t’i shihni duke u shpalos atë ditë. Nuk e përjashtoj mundësinë që e votojnë Kryeparlamentarin, pra ka aq mundësi të mos e votojnë kështu që për VV-në është jetike arritja e një marrëveshje. Deri në minutën e fundit do të bëjmë të gjitha që i kemi në dorë. Pa u zgjedhur të gjitha organet e Kuvendit, nuk quhet Kuvend i konstituar. VV garanton se nuk do t’ia bëjë si PAN në 2014, nuk do të shtyjnë  sepse Kosova nuk ka kohë me humb, deri më 26 dhjetor janë shtyrje objektive të cilat nuk janë vare prej LDK e VV-së, por është afat i koordinimit KQZ-President. Kjo është arsyeja pse e kemi kohën deri më 26 dhjetor, pasi deri atëherë ka përgjegjësi presidenti dhe KQZ, si të hyjmë më 26 secili subjekt e mban përgjegjësinë  vetë, të arritjes së marrëveshjes e gjithçka tjetër. Në interes të VV-s është mos me hy me 26 dhjetor pa marrëveshje politike me LDK-ë dhe me i shqyrtu të gjitha mundësitë që janë për arritjen e kësaj. Mendoj se ky nuk do të ishte skenari më i mirë për Kosovën, nëse VV hyn në konstitiumin e zgjedhjen e  trupave të Kosovës pa marrëveshje politike për qeverisje, ky është qëndrimi i LVV-së. Do të ishte një lloj i rrugës, apo i një lloj degëzimi në të cilin hynë Republika e Kosovës, por i cili nuk do të ishte opsioni më i mirë për shtetin e Kosovës sepse detyrohemi me nxjerrë Kryetarin e Kuvendit, edhe pse nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjes.Pra një zgjedhje e përafërte e LDK-së, do të ishte ikje prej tavolinës së bisedimeve, tipik si në vitin 2017. Pozicioni i LDK-së që refuzojke me u taku me VV-në, me kriju qeverinë, e refuzojke PDK për shkak të atij aktit të tradhtisë dhe vetëm ka pas pozicionin LDK shkon në opozitë, kurrfarë sqarimi i pozicioneve të tjera politike, thjeshtë s’po dojmë me kërkon hiq jemi lodh. Në këtë poziicon mundet me përfundu LDK dhe ky s’është pozicion i mirë për Kosovën. Mendoj se për LDK-në dhe mos mi lodh qytetarët me zgjatje, opsioni i fundit është më i mirë se disa të panjohura të tjera që s’kemi kohë në këtë emision mi përshkru është shkuarja në zgjedhje të reja, pra s’janë opsion B por opsion C, s’kemi ka ia mbajmë, mirë shkojmë në zgjedhje të reja”, tha Konjufca në RTV Dukagjini.

Tutje ai shtoi se nëse shkohet në zgjedhje, Vetëvendosje fiton, por që përsëri do të bënte koalicion me LDK-në.

“Unë mendoj se VV fiton në zgjedhje të reja, përsëri do të bënim koalicion me LDK-në, por këtu është paradoksi që LVV fiton, por Kosova humb në kuptimin e kohës e koha në politikë është vendime të rëndësishëm, mundësi me bë mirë, mundësi me largu të keqen, korrupsionin, krimin dhe mos harroni një gjë, marsi është muaji i fundit kur dalin pagat,kur dalin pagat pa Kuvend të konstituar të Kosovës, ku qytetarët administrata e të sektorit publik iu dalin pagat. Pra secili duhet të reflektojë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat