Thaçi pranon urime nga presidentët Mattarella, Pendarovski dhe kryeministri Abe

Aktuale

Thaçi pranon urime nga presidentët Mattarella, Pendarovski dhe kryeministri Abe

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 10:18
Ilustrim

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e ka uruar presidentin Thaçi për festat e fundvitit.

“Afrimi i vitit të ri më jep mundësinë që të shpreh urimet më të sinqerta për paqe, prosperitet dhe lumturi për ju dhe vendin tuaj”, thuhet në urimin e presidentit Mattarella.

Urime për festat e fundvitit presidenti Thaçi ka pranuar edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Por, edhe nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Një urim për këtë fundvit, po ashtu, Thaçi e ka pranuar edhe nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Ditë më parë, popullin e Kosovës e kanë uruar për festat e fundvitit edhe Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, si dhe nga Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat