Pas thirrjes për vrasjen e Albin Kurtit, reagon ashpër Kimete Berisha

Aktuale

Pas thirrjes për vrasjen e Albin Kurtit, reagon ashpër Kimete Berisha

Nga: D.RR Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 19:57
Kimete Berisha

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate ka bërë një deklarim të rrezikshëm.

Ai ka thënë se Albin Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet.

E për këtë ka reaguar publicistja Kimete Berisha, e cila këtë gjë e quan një horror, teksa thotë se kanë filluar kërcënimet me vrasje apo parashikimet e vrasjeve.

Ajo thotë se prokuroria po hesht, pasi që kjo thirrje është shumë serioze.

Postimi i plotë:

Horror.

Filluan kërcënimet me vrasje apo parashikimet e vrasjeve!

Qe një orë një anëtar i NISMA- s ka bërë thirrje për 'vrasjen' e liderit të VV, kurse prokuroria hesht.

Ky person nuk është vetëm, ka edhe përkrahës. Mbi 24 veta ia kanë bë 'Like' kërkesës së tij publike për 'vrasjen' e Albinit, kurse 9-të veta i ka 'gëzuar' kërkesa e tij.

Është interesant se ky person përkundër presionit dhe shamjeve të komentuesve, nuk
po e fshin deri tani postimin, që do të thotë është i vendosur në kërkesën (apo parashikimin) e tij për vrasje dhe e ka shumë seriozisht.

Sepse, kërkesa publike për vrasje (apo parashikimi
i vrasjes), i duket 'shprehje' e lirë e mendimeve të tij.

Ku ku për neve ku po jetojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat