Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve

Aktuale

Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 14:08
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e rastin e festës së Vitit të Ri.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri! Viti 2020 sjelltë shëndet e mbarësi për secilin.  Qoftë ky vit i mirëqenies për familjet tona.

 Të shpresojmë e të punojmë të gjithë së bashku që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Konjufca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat