Ambasada Amerikane: Na njoftoni nëse vëreni raste korrupsioni te neni korrupsion te ne

Aktuale

Ambasada Amerikane: Na njoftoni nëse vëreni raste korrupsioni te neni korrupsion te ne

Më: 3 janar 2020 Në ora: 15:26
Ambasada Amerikane

Ambasada amerikane në Prishtinë përmes rrjetit social Twitter ka shkruar se kjo ambasadë e merr me shumë seriozitet transparencën rreth punësimit, dhënies së granteve, dhe përzgjedhjes për programet e mundësuara nga ambasada.

Në profilin e tyre zyrtar në Twitter, ambasada e ShBA-ve në Prishtinë kanë shkruar se nëse dikush dyshon në mashtrim rreth punësimit, prokurimit apo programeve të ambasadës të mos hezitojnë të lajmërojnë keqpërdorimet.

“Lufta kundër korrupsionit është punë e të gjithëve, dhe askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimi. Nëse dyshoni për mashtrim në punësim në ambasadën amerikane, prokurimin pse programet ne duam ta dimë. Thirrni në linjën tonë”, thuhet në shkrimin e ambasadës në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat