Alarmon Dardan Islami, apelon Ramushin, Thaçin e Veselin të vishen me antiplumb dhe të dalin me makina të blinduara, ja nga kush rrezikohen

Aktuale

Alarmon Dardan Islami, apelon Ramushin, Thaçin e Veselin të vishen me antiplumb dhe të dalin me makina të blinduara, ja nga kush rrezikohen

Nga: N.Sh Më: 3 janar 2020 Në ora: 21:46
Hashim Thaç, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike Dardan Islami, përmes një postimi në Facebook, ka alarmuar për situatën e cila mund të acarohet.

Islami, shkruan se pas sulmit që ndodhi në Iran, tash Rusia do të hakmerret ndaj aleatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë postim, Islami apelon te Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që të kenë shumë kujdes dhe të rritin sigurinë personale.

Ai tutje shprehet se këta politikanë duhet të vishen me antiplumb dhe të dalin me makina të blinduara.

E se ky postim është shumë serioz, Dardan Islami ka komentuar në statusin e tij, duke thënë se të gjitha komentet që janë me shaka apo jo serioze do t’i fshinë.

Postimi i plotë:  

Pas sulmit ne Iran, rusia do te hakmeret ndaj aleateve te SHBA-ve! Ramush Haradinaj, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, kujdes! Ngriteni sigurine personale ne maksimum, mos hyni rrugeve malore, se mun zatetni ne mina antitenk! Qitne nga nje ker te blindum le te prine para juve, vet veshni jelek antiplumb dhe vozituni me makina te blindume 12!

Mos thuni qe spo ju tregoj!

#mosutut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat