Profesori universitar Krasniqi: Albin Kurtit fitorja e 6 tetorit mund t’i përplaset për fytyre, si humbje

Aktuale

Profesori universitar Krasniqi: Albin Kurtit fitorja e 6 tetorit mund t’i përplaset për fytyre, si humbje

Më: 7 janar 2020 Në ora: 12:52
Milazim Krasniqi

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe analisti politik, Milazim Krasniqi ka thënë se vijat e kuqe të VV’së janë shndërruar në ‘gradhiqe’ për këtë parti dhe se fitorja e 6 teotirt mund t’i kthehet si humbje.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se Kurti po mban vija të kuqe edhe me parti që kanë kontribute të mëdha në ndërtimin e shtetit.

“Politika e LVV po i ngjet bumerangut, që bën një fluturim, ama prapë kthehet në vendin nga ku hidhet. LVV duhet të zëvendësojë lojën bumerang me lojën pidpidak. Nëse nuk e bën, fitorja e 6 tetorit 2019 mund t’i përplaset për fytyrë, si humbje”, ka thënë ai tutje.

Shkrimi i plotë:

BUMERANGU DHE PIDPIDAKU
Nuk e di a e kanë kuptuar ende në LVV se të ashtuquajturat “vijat e kuqe”, janë shëndërruar në gardhiqe, për vetë LVV. Këto gardhiqe po e mbajnë të bllokuar edhe shtetin tash tre muaj. Kurti ka njoftuar se nuk do të mbahen vijat e kuqe me Listën Serpska, që komandohet direkt nga Vuçiqi, ndërsa po mban edne vijat e kuqe me parti legale shqiptare, që kanë kontribute reale në ndërtimin e shtetit. Po të mos ishin ato vija, Kurti nuk do të mbahej peng, siç po mbahet. Politika e LVV po i ngjet bumerangut, që bën një fluturim, ama prapë kthehet në vendin nga ku hidhet. LVV duhet të zëvendësojë lojën bumerang me lojën pidpidak. Nëse nuk e bën, fitorja e 6 tetorit 2019 mund t’i përplaset për fytyrë, si humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat