Këta janë zyrtarët që po përpiqen të negociojnë për marrëveshje nga VV dhe LDK

Aktuale

Këta janë zyrtarët që po përpiqen të negociojnë për marrëveshje nga VV dhe LDK

Më: 7 janar 2020 Në ora: 17:59
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Për më shumë se dy orë po vazhdon takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa për të arritur një marrëveshje sa i përket formimit të koalicionit qeverisës.

Media nga burime të saj brenda dy partive merr vesh se  Isa Mustafa ndodhet në takim së bashku me Vjosa Osmanin, Agim Veliun dhe  Avdullah Hotin ndërsa nga VV-ja Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe nënkryetari i kësaj partie Besnik Bislimi.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i VV-së Albin Kurti  ka shkuar në takim të shpejtë me kryetarin e LDK-së dhe ekipin e tij në ambientetet e Kuvendit të Kosovës.

Ditën e djeshme kryetari i VV-së Kurti ka patur një takim edhe me presidentin e vendit Hashim Thaçi ku nga ky i fundit mori një afat kohor prej 48 orësh për të sjellë emrin e mandatarit për Kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat