Çfarë u diskutua në takimin Kurti-Mustafa, flasin zyrtarët brenda takimit

Aktuale

Çfarë u diskutua në takimin Kurti-Mustafa, flasin zyrtarët brenda takimit

Më: 7 janar 2020 Në ora: 19:37
Isa Mustafa, Albin Kurti

Takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Burimet e io brenda takimit kanë thënë se asgjë të re nuk ka pasur në bisedime nga herët e kaluara.

“Po mundohemi me gjet një marrëveshje për të qeverisur bashkë, mirëpo aktualisht nuk ka asgjë të re në këtë drejtim”, ka thënë burimi.

Ndryshe takimi mes Kurtit e Mustafës ka zgjatur tri orë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim është zhvilluar një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi i dha afat 48 orë Albin Kurtit për ta dërguar emrin për kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat