Selmanaj: VV merr guxim të na tregojë edhe kë ta dërgojmë në negociata – Kjo nuk kuptohet

Aktuale

Selmanaj: VV merr guxim të na tregojë edhe kë ta dërgojmë në negociata – Kjo nuk kuptohet

Më: 7 janar 2020 Në ora: 22:49
Driton Selmanaj

Driton Selmanaj nga LDK sonte në Click të RTV 21 ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes ndaj tyre, ku u thotë se po kërkojnë shumë në qeverisje.

‘’Albin Kurti deri tash s’ka perdor nocionin integrime evropiane, Po ia besojmë eche ministrinë e punëve tëe jashtme. Tani thotë jo  po lypni shumë. LDK ka dinjitet. Kemi mbi 206 mijë njerëz që kanë votu për ne.

Qasja e tyre, unë jam fitues por kjo nuk  më intereson bile tentuan të na tregojnë edhe kush është më i mirë prej LDK me negociu me të. Marrin guxim në këtë vend, por edhe t’i tregojnë dikujt se kë ta dërgojnë në negociata. Kjo nuk kuptohet’’,ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat