Mblidhet LV-ja, takohen Kurti – Mustafa e përfundon afati i Thaçit

Aktuale

Mblidhet LV-ja, takohen Kurti – Mustafa e përfundon afati i Thaçit

Më: 8 janar 2020 Në ora: 08:39
Thaci,Kurti e Mustafa

Zhvillime interesante do të ketë në sferën politike në vend gjatë ditës. Fillimisht, nga ora 10:00 do të vazhdohet mbledhja e kryesisë së LV-së, e lënë në gjysmë. Nga ora 14:00 do të takohen në Kuvend, Albin Kurti e Isa Mustafa. Në mesditë përfundon edhe afati 48 orësh i presidentit Hashim Thaçi për Kurtin.

Albin Kurti me fillim nga ora 10:00 do të mbledhë për herë të dytë brenda javës kryesinë e partisë në të cilën ai udhëheq, për të diskutuar për mandatarin.

Mbledhja e djeshme ishte lënë në gjysmë, pasi që Kurti me një pjesë të partisë ishin nisur për në Kuvend të Kosovës, aty ku u takuan me liderët e LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

Për më shumë se tre orë mbledhje, asgjë nuk është bërë progres në negociatat mes dy partive. Për më tepër, liderët edhe të martën u dakorduan për t’u parë përsëri.

Para mediave, Mustafa tha se nuk ka qenë i hidhëruar me Kurtin.

“Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, tha shkurtimisht ai.

Takimi do të mbahet sot në ora 14:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës, kanë konfirmuar nga të dyja partitë.

Një orë pas nisjes së takimit Kurti – Mustafa, përfundon edhe afati 48 orësh që presidenti Hashim Thaçi e ka dhënë për kreun e LV-së, që të propozojë mandatarin.

Pas takimit që zgjati vetëm pak minuta, Thaçi kishte shkruar në Facebook se do ta priste 48 orë për propozimin liderin e LV-së, në të kundërtën ka kërcënuar me ndërmarrje të veprimeve kushtetuese dhe ligjore.

Se Thaçi ka përmendur ndonjë afat për të bërë propozimin e kanë mohuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Dje gjatë ditës, Albin Kurti ka thënë se në mbledhje ishin gjashtë persona, që mund të dëshmojnë se nuk është diskutuar për atë çështje.

“Gjatë takimit të shkurtë konsultativ, i cili nuk mund të ketë efekte ligjore, presidenti nuk ka përmendur kurrfarë afatesh dhe nuk e ka përmendur shprehjen ‘48 orë’, e që më vonë është mundur të lexohet në publikimin e tij në Facebook. Gjatë takimit, i cili ka zgjatur më pak se 6 minuta, në dhomë kemi qenë 6 persona”, tha Kurti.

Afati i dhënë nga Thaçi është kundërshtuar edhe nga njohësit e cështjeve kushtetuese.

Mazllum Baraliu ka deklaruar se nuk  ka afat kohor kur LVV duhet të propozojë mandatarin, dhe se rrjedhja e afateve kohore për formimin e qeverisë fillon në momentin kur LVV do të dërgojë tek presidenti emrin e kandidatit për kryeministër.

Pasi të ndodh kjo, ai theksoi se rrjedh afati prej 15 ditësh për t’u formuar Qeveria. Baraliu shtoi se kushtetuta e vendit do të duhej të përcaktonte të gjitha afatet, pasi sipas tij po krijohen shumë paqartësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat