Ramush Haradinaj dënon ashpër sulmin e Iranit në bazat ushtarake të SHBA-së

Aktuale

Ramush Haradinaj dënon ashpër sulmin e Iranit në bazat ushtarake të SHBA-së

Nga: V.R Më: 8 janar 2020 Në ora: 15:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri në rënie, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi ka dënuar sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak.

Ai, u shpreh se Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë.

Postimi plotë:

Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve.

E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.

Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.

Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat