Zeka tregon detaje, cila është pengesa për arritjen e marrëveshjes dhe pse mund të dështojë ajo

Aktuale

Zeka tregon detaje, cila është pengesa për arritjen e marrëveshjes dhe pse mund të dështojë ajo

Nga: G.B Më: 8 janar 2020 Në ora: 15:28
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ish deputeti Milaim Zeka ka thënë se LDK është pro marrëveshjes me VV-në, por janë kundër ultimatumeve dhe kanaleve të komunikimit nga kreu i kësaj partie, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se të dyja palët kanë një pengesë gati të pakapërcyeshme, e që janë presidenti dhe MPB-ja.

Sipas tij, ka gjasa që nëse LDK nuk dëshiron koalicion, do ta paraqes kërkesën për shkarkimin e Glauk Konjufcës, për çka VV do të refuzonte.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

LDK dhe VV ku nuk po dakordohen?

Lajmi se kreret e LDK se jane nuk marreveshjes me VV-ne, eshte i pasakte. Te gjithe jane per, ama jane kunder ultimatumeve dhe kanaleve te komunikimit qe ka perzgjedhur kreu i VV se.

Pa hy ne analiza, imtesira e spukulime, jane dy çeshtje te cilat jane bere pengese gati e pakapercyeshme per te dyja palet.

1. Presidenti

2. Ministri e Puneve te Brendeshme.

Ka gjasa, nese LDK-ja nuk deshiron koalicion, qe te paraqes kerkesen per shkarkimin e Glauk Konjufces nga posti i Kryetarit te Kuvendit, gje qe VV-ja ne menyre kategorike do ta refuzonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat