Haradinaj e quan agresion të rëndë sulmin ndaj bazave amerikane në Irak

Aktuale

Haradinaj e quan agresion të rëndë sulmin ndaj bazave amerikane në Irak

Më: 8 janar 2020 Në ora: 16:08
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake të SHBA-ve në Irak.

Haradinaj e ka quajtur sulmin si akt të rëndë agresioni ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve.
E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve të Kosovës që punojnë në bazat ushtarake amerikane.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve.
E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.
Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.
Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat