Paralajmëron analisti: Nëse nuk ka marrëveshje, Kosova shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh

Aktuale

Paralajmëron analisti: Nëse nuk ka marrëveshje, Kosova shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh

Më: 8 janar 2020 Në ora: 17:52
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Ramush Tahiri ka komentuar në lidhje me situatën politike në vend, ku së fundmi është duke u mbajtur takimi midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës. Ai tha se nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, Kosova do të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditëve.

Ai ka shtuar se nëse sot nuk arrihet kjo marrëveshje për të cilën kanë zhvilluar takim sot liderët e këtyre dy partive politike, LDK do të thotë se përgjegjësia për krijimin e Qeverisë i takon Albin Kurtit, ndërsa LDK do t’i jap përkrahje.

”Unë pres së Presidenti Hashim Thaçi ta nominojë sot Albin Kurtin mandatar të Qeverisë në mënyrë që ky ti ketë 15 ditët të afatit kushtetues që ta votojë kabinetin e tij qeveritar në Kuvendin e Kosovës. Nëse i merr votat Qeveria konsiderohet e zgjedhur. Nëse nuk i merr 61 atëherë nuk është i zgjedhën dhe i hapet mundësia Presidentit në afat prej 10 ditësh të caktoj mandatarin tjetër prej cilësdo parti parlamentari i cili për 15 ditë del në Kuvend për me e marr votëbesimin. Nëse edhe ky se merr atëherë Kosova shkon në zgjedhje brenda 40 ditësh”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tutje ka thënë se nëse deri javën e ardhshme nuk arrihet të votohet Qeveria në Kuvend, pret që mandatari i dytë do t’i sigurojë votat dhe të zgjidhet Qeveria me ose pa Vetëvendosjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat