Tërmkolli: Nëse dështon koalicioni VV-LDK, të formohet qeveri gjithëpërfshirëse

Aktuale

Tërmkolli: Nëse dështon koalicioni VV-LDK, të formohet qeveri gjithëpërfshirëse

Më: 8 janar 2020 Në ora: 18:49
Melihate Tërmkolli

Përfaqësuesja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se si opsion në rast të dështimit të marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse.

Tërmkolli në emisionin Info Magazine ka thënë që ky opsion do të mund të ishte i përshtatshëm vetëm për një kohë të caktuar.

“Nuk mendoj që LDK-ja duhet të betonizohet. Një mundësi do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse për një periudhë të caktuar kohore”.

“Por, pas një viti sërish ne do të kemi telashe në kuptimin e përzgjedhjes së presidentit. Si variant mund të jetë kjo duke i pasë parasysh interesat e vendit”.

“Ndoshta qeveria gjithëpërfshirëse do të mund të ishte një zgjidhje kalimtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat