Nëse arrihet marrëveshja këto janë 6 ministritë që do t’i ketë LDK-ja, e këto 4 VV-ja

Aktuale

Nëse arrihet marrëveshja këto janë 6 ministritë që do t’i ketë LDK-ja, e këto 4 VV-ja

Më: 8 janar 2020 Në ora: 22:26
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

As takimi i sotëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nuk ka sjellë marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

Takimi që ka zgjatur saktësisht tri orë e ka prodhuar vetëm një rezultat: Një takim të ri nesër.

Raportohet se takimit të dy palëve kanë thënë se Isa Mustafa ia ka prezantuar tri opsione Albin Kurtit që të jenë pjesë e qeverisë.

LDK-ja e ka kërkuar kryeparlamentarin, nëse jo atë, atëherë dy ministri më shumë se sa VV-ja. Nëse edhe këto dy opsioni nuk pranohen nga partia e Kurtit, partia e Mustafës e do pozitën e kryeministrit. Sigurisht edhe pozitën e presidentit.

Ndërkaq, në anën tjetër, Kurti në asnjë mënyrë nuk ka pranuar që LDK-ja t’i ketë dy ministri më shumë, por vetëm një dhe mosemërim të zëvendëskryeministrit të dytë, në këtë rast mosemërimin e Haki Abazit.

Tutje thonë se opisionale si ministri që t’i kalojë LDK-së është ajo e Punëve të Jashtme ose Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë, varësisht cilën do ta përzgjedh LDK-ja.

E nëse arrihet marrëveshja nesër, atëherë ndarja e ministrive do të jetë kështu:

LDK do t’i ketë 6 ministri:

Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës

Ministria e Brendshme, e Administratës publike dhe Pushtetit Lokal

Ministria e Arsimit dhe Kulturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Financave dhe Transfereve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat