Haraqija: Nëse shkojmë nesër në zgjedhje LDK del e para

Aktuale

Haraqija: Nëse shkojmë nesër në zgjedhje LDK del e para

Më: 9 janar 2020 Në ora: 00:14
Astrit Haraqija

Ish-anëtari i LDK’së, Astrit Haraqija, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se nëse vendi shkon në zgjedhje përsëri, atëherë LDK do të dilte e para.

Haraqija ishte duke folur për videon e lansuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku tregonte se po shkonte tek presidenti i vendit pa marrëveshje me LDK’në. Haraqija ka thënë se këto video janë të panevojshme dhe se po bëhen për të fajësuar LDK’në, por që kjo nuk do të arrihet.

“Nëse shkojmë nesër në zgjedhje LDK del e para”, ka thënë ai.

Haraqija ka dhënë edhe një premtim tjetër.

“Po të më kandidoj mua LDK’ja për kryetar të Gjakovës, do të dilja i pari. Përndyrshe nuk do dilja më në studio televizive”

Ai po ashtu ka shtuar se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, duhet të dërgohet tek një mjek për shkak nuk po tregohet vetja, dhe se po duron tepër Albin Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat