Kurti e Mustafa takohen sërish

Aktuale

Kurti e Mustafa takohen sërish

Më: 9 janar 2020 Në ora: 06:50
Albin Kurti

​Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot do të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Kurti e Mustafa janë takuar dy ditët e kaluara, në takime që kanë zgjatur më shumë se tre orë, por pas përfundimit të takimeve, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.

E tëra çfarë është thënë pas takimeve, janë deklaratat e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se ka lëvizje pozitive dhe dy kryetarët do të takohen sërish.

Me tone optimiste për takimin e djeshëm është shprehur edhe LVV, e cila përmes një komunikate ka njoftuar shkurt se ka përafrime të qëndrimeve dhe se do të takohen sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat