Haradinaj: Heroizmi u shkrua me emrin e dëshmorëve

Aktuale

Haradinaj: Heroizmi u shkrua me emrin e dëshmorëve

Më: 9 janar 2020 Në ora: 09:47
Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj në 21 vjetorin e rënies së tyre.

Ai tha se shembulli i tyre çdo ditë e më shumë është motivues dhe udhërrëfyes në përpjekjet tona për zhvillimin ekonomik e rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Heroizmi u shkrua me emrin e dëshmorëve. Në 21 vjetorin e rënies së bashkëluftetarëve Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, shembulli i tyre, është çdo ditë e më shumë motivues dhe udhërrëfyes në përpjekjet tona për zhvillimin ekonomik e rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat